Please enter at least 3 characters.

Palaçoja filmon vetën duke hedhur vezë pranë kalimtarëve të pafajshëm (Video)

2016/10/Palaçoja-filmon-vetën-duke-hedhur-vezë-mbi-kalimtarët-e-pafajshëm-foto.jpg
11:"© Storyful

Phillip Rupert Davies nga Llanrwst i Walesit, e ka vënë maskën e një palaçoje dhe ka hedhur vezë nga dritarja e veturës.

Madje, e ka filmuar vetën me këtë pamje të frikshme, ndërsa e kryen këtë veprim të pahijshëm, transmeton Telegrafi.

Videon ai e ka vënë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka marrë shumë komentet negative.

“Veprim fëmijëror dhe me shumë pasoja”, si dhe “ke mundur t’i frikësosh shumë njerëzit”, janë dy nga komentet e shumta.

Ai është përgjigjur se nuk e ka qëlluar ndonjë njeri , shtëpi apo veturë. /Telegrafi/