Please enter at least 3 characters.

"Pajisje që imitojnë bomba dore", sociologu Brajshori ngre alarmin: Nxënësit po i fusin në shkolla

Sociologu Jeton Brajshori ka ngritur shqetësimin për një fenomen të rrezikshëm që po ndodh në disa shkolla të vendit, ku nxënësit thuhet se kanë futur një pajisje që imiton një mjet shpërthyes.

Përmes një postimi në Facebook, Brajshori ka paralajmëruar se kjo pajisje jo vetëm që krijon një zhurmë të fuqishme, por edhe lëshon një aromë të rëndë, duke e bërë të pamundur qëndrimin në klasë.

Sipas tij, ky veprim jo vetëm që shqetëson procesin mësimor, por mund të ketë pasoja serioze për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit mësimor.

“Në disa shkolla po përdoret një pajisje që imiton një shpërthyes ( bomb dore) dhe krijon zhurmë të fuqishme, si dhe lëshon një aromë të rëndë që e bën të pamundur qëndrimin në klasë. Prindër të nderuar, ju lutem kini kujdes për çfarë blejnë fëmijët tuaj. Mësimdhënësit duhet të jenë vigjilentë, ndërsa organet kompetente duhet të veprojnë menjëherë ndaj atyre që i shesin këto pajisje. Është e domosdoshme të reagojmë shpejt përpara se dikush të lëndohet”, ka shkruar Brajshori në Facebook. /Telegrafi/