Please enter at least 3 characters.

Pacolli thotë se i qëndron besnik koalicionit LAA

2017/06/Behxhet-pacolli-vizite-ne-BIK-foto-ridvan-slivova-1.jpg

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se AKR i qëndron besnike koalicionit me të cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje.

“Jam shumë i lumtur që këtë mbrëmje të bukur po e kaloj me familjen time. Jemi mësuar me konspiracione. AKR i qëndron besnike koalicionit me të cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR-së. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/