Pacolli: Me Vetëvendosjen do të jemi pas zgjedhjeve
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar mos nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka paraljmëruar se pavarësisht se koalicioni i mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive ka dështuar, bashkëpunimi mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Postimi i plotë i Pacollit:"Të dashur miq,Shumëkush më pyet çka ndodhi me bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje. Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë.Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV.


