Please enter at least 3 characters.

Pacolli ia kthen Daçiqit: Nuk e kam hapur "thesin me para" për njohjet e Kosovës

2018/10/43766802_10160861761670153_112234479061303296_n-e1539350385130.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kryediplomati kosovar po iu ofron 100 milionë euro vendeve që po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Pacolli ka thënë se “Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht”.

Postimi i plotë:Të frustruar me avancimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht.Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë. /Telegrafi/