Please enter at least 3 characters.

Oxlade-Chamberlain ia dedikon triumfin edhe ish-klubit të tij, Arsenal

2019/06/GettyImages-1153102484.jpg
297:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Alex Oxlade-Chamberlain and Rhian Brewster of Liverpool celebrate with the trophy following the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Oxlade-Chamberlain ua ka dedikuar në njëfarë formë triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve edhe tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori anglez nuk luajti në finalen që The Reds e fituan 2-0 ndaj Tottenham Hotspurit, me golat e Mohamed Salahut dhe Divock Origit, pasi nuk ka shumë ditë që është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë për një sezon.

Ai kishte pësuar lëndim në gju në sezonin e kaluar, duke mos arritur të rikuperohet deri në fund të këtij sezoni që lamë pas.

Mesfushori anglez u transferua te Liverpoolit para dy sezonesh për shumën e 40 milionë eurove, ndërsa është shprehur tejet i lumtur që e ka fituar Ligën e Kampionëve, por edhe që nuk i la Spursat - rivalët e qytetit të Arsenalit - që ta fitojnë trofeun.

“Si një ish-topçinj e dimë se sa e rëndësishme është kjo gjë për Arsenalin”, ka thënë Oxlade-Chamberlain, duke bërë me dije se Tottenhami nuk duhej ta fitonte Ligën e Kampionëve, pasi as Arsenali deri më tani nuk e ka fituar.

Topçinjtë kishin shansin që ta fitonin në këtë sezon Ligën e Evropës, por në finalen që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, u mposhtën në mënyrë të turpshme nga Chelsea 4-1. /Telegrafi/