Please enter at least 3 characters.

Osmani për rrugën Shkup - Bllacë: Nuk është ndryshuar as një milimetër nga projekti që e përgatitëm ne

Bujar Osmani
Bujar Osmani
Bujar Osmani

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në qeveri, për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.

Osmani thotë se ndonëse ishin paralajmëruar ndryshime në projekt, të njëjtat nuk janë bërë.

“Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë. Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur. Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një “ndryshim traseje” që nuk ka ekzistuar kurrë. Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?”, shkruan Osmani.