Osmani: Kodra e Trimave ka qenë historikisht përcaktuese e fitores
04/06/2026
Kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas një takimi me qytetarët në lagjen Kodra e Trimave.
Në postimin e saj, Osmani ka vlerësuar pritjen që i është bërë, duke e cilësuar këtë zonë si historikisht të rëndësishme në momente vendimtare.
“Kodra e Trimave ka qenë historikisht përcaktuese e fitores. Mbrëmë me një pritje madhështore na dhanë motiv e shpresë për rrugën përpara”, ka shkruar Osmani.
Presidentja nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka theksuar se mbështetja e qytetarëve përbën motivim për angazhimet e ardhshme. /Telegrafi/


