Please enter at least 3 characters.

OSCE organizon “fushatë vetëdijësuese” për punësim të personave me aftësi të kufizuara” në Shtime

Komuna e Shtimes në bashkëpunim me OSCE-në kanë organizuar "fushatë vetëdijësuese për punësim të personave me aftësi të kufizuara".

Në këtë aktivitet brenda objektit të Komunës u tha se secili qytetar duhet të ndihet i barabartë.

“Pjesëmarrësit më pas morën pjesë në punë praktike për dy orë nëpër departamente të ndryshme të administratës komunale të Shtimes, ku u përfshinë në detyra reale, duke treguar aftësitë dhe potencialin e tyre për të kontribuar në shoqëri. Pas kësaj eksperience në institucionet komunale, pjesëmarrësit vizituan fabrikën e letrës “Fressia” në Komunën e Lipjanit, një model i mirë i përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në punë. Ata u pritën nga drejtori i fabrikës, Endrit Rexhaj, dhe përfaqësues të fondacionit “Golden Eagle”, të cilët ndanë përvojat e tyre pozitive rreth përfshirjes së PAK në staf”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Ky aktivitet kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe institucional për rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës, duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.