Please enter at least 3 characters.

Orlando Bloom fotografohet në Milano me të dashurën 21 vite më të re

Aktori britanik, Orlando Bloom (49 vjeç) dhe e dashura e tij Luisa Laemmel, e cila është 21 vjet më e re, janë fotografuar në Milano teksa shkonin në prezantimin e koleksioneve Pranverë/Verë 2027 gjatë Javës së Modës për Meshkuj.

Lajmi se ata janë në një lidhje u bë publik në shkurt të këtij viti.

Çifti shfaqet rrallë së bashku në publik, ndaj udhëtimi i tyre në Milano tërhoqi vëmendje.

Foto: Backgrid

Orlando u pa të dielën në prezantimin e koleksionit të markës së modës Tod's, ndërsa Luisa iu bashkua në Itali disa ditë më vonë.

Luisa ka një karrierë të konsoliduar si modele dhe ka qenë fytyra e markave të njohura të kozmetikës dhe modës, përfshirë L'Oreal, YSL Beauty, Maybelline, Max Factor dhe Calvin Klein.

Foto: Backgrid

“Ai jeton në Los Angeles, ndërsa ajo në New York, kështu që nuk takohen vazhdimisht, por janë gjithmonë në kontakt dhe mes tyre ekziston një shkëndijë e vërtetë”, kishte deklaruar më herët një burim për mediat amerikane.

Aktori u nda me Katy Perry në qershor të vitit 2025, pas nëntë vitesh lidhjeje.

Foto: Backgrid

Ata u fejuan në vitin 2019, ndërsa në gusht të vitit 2020 u bënë prindër të vajzës së tyre, Daisy.

Pas ndarjes, Katy gjeti lumturinë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, të cilin e përshkroi si një bekim. /Telegrafi/

Foto: Backgrid