Orinda Huta aksidenton këmbën (Foto)
Këngëtarja e njohur Orinda Huta vazhdon të jetë shumë e angazhuar me emisionin e saj "Fustani i ëndrrave".
Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, Orinda duket se po e gjen veten më mirë në projekteve televizive.
Këtë vit ajo dhe i fejuari i saj moderatori Turjan Hyska, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Përmes rrjeteve sociale, mund t1% shohim që bukuroshja po shijon ditët më të bukura të jetës paramartesore, ndonëse ndodh që gjërat nganjëherë t'i shkojnë edhe për ters.
I tillë është rasti i fundit, ku këngëtarja duket të ketë aksidentuar këmbën.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram Story, Orinda shfaqet duke mjekuar me akull këmbën e saj, gjersa është e dëshpëruar që pati një lëndim të tillë. /Telegrafi/


