Please enter at least 3 characters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston varësinë nga video-lojërat si problem të shëndetit mendor

2018/06/wire-3338390-1529320911-403_634x422.jpg
328:"FILE - In this Friday, Nov. 3, 2017 file photo, a man plays a game at the Paris Games Week in Paris. The World Health Organization says that compulsively playing video games now qualifies as a new mental health condition, in a move that some critics warn may risk stigmatizing its young players. (AP Photo/Kamil Zihnioglu, File)
2:"AP

Në rishikimin e fundit të manualit të klasifikimit të sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka thënë se të problemet për ta ndalur veten të luani video-lojëra tani kualifikohen si problem i ri i shëndetit mendor.

Agjencia shëndetësore ka thënë se klasifikimi i ‘çrregullimit të video-lojërave’ si fenomen i veçantë do të shërbej si qëllim i shëndetit publik për të gjitha shtetet të cilat duan të jenë më të përgatitura për identifikimin e këtij problemi, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e OBSh-së kanë pranuar propozimin për ta klasifikuar këtë si problem të shëndetit mendor duke u bazuar në dëshmitë shkencore, e gjithashtu edhe në nevojën dhe kërkesën për trajtim në shumë pjesë të botës.

Megjithatë, vlen të ceket se nga ky çrregullim mund të jenë të prekur vetëm pjesa më e vogël e atyre që luajnë video-lojëra, dhe i kanë paralajmëruar prindërit të mos kenë shqetësime të panevojshme.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se ky klasifikim nuk nënkupton se gjithsecili fëmijë që shpenzon disa orë në dhomë duke luajtur video-lojëra është i varur nga to”, ka thënë Joan Harvey, zyrtare e Shoqatës Psikologjike Britanike. /Telegrafi/