Please enter at least 3 characters.

Oprah Winfrey rrëzohet në skenë derisa po fliste për baraspeshën

2020/03/OprahWinfrey.jpg
254:"INGLEWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 29: Oprah speaks onstage during 'Oprah's 2020 Vision: Your Life in Focus Tour' presented by WW (Weight Watchers Reimagined) at The Forum on February 29, 2020 in Inglewood, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)
12:"Getty Images

Momenti i rrëzimit të Oprah Winfreyt në skenë para publikut derisa po fliste për baraspeshën i ka shokuar fansat.

Moderatorja e famshme ka qenë duke folur në skenë në Los Angeles në kuadër të fjalimeve të saj për mirëqenien, kur ka ndodhur ky rrëzim.

66-vjeçarja dëgjohet duke mbajtur fjalimin e saj të shtunën mbrëma në kuadër të turneut “Oprah's 2020 Vision: Your Life in Focus” në Kaliforni.

“Ky është definicioni se çfarë kuptimi ka mirëqenia për mua... Mirëqenie për mua do të thotë që të gjitha gjërat të jenë në baraspeshë”.

“Ndërsa baraspesha nuk do të thotë se të gjitha gjërat janë të barabarte apo në paqe gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Oprah.

Pasi e ka përfunduar këtë fjali, ajo ka përfunduar në dysheme, ndërsa më pas i ka fajësuar këpucët për atë që i ndodhi. /Telegrafi/