Please enter at least 3 characters.

OnePlus 3 edhe në versionin Gold!

2016/04/oneplus2-main.jpg

OnePlus ka thënë se do të lansojë edhe versionin Gold të modelit të saj të fundit të telefonit - OnePlus Së fundmi, OnePlus ka shfaqur një fotografi të versionit Gold të OnePlus 3 në Weibo.

Modeli i ri vjen me ngjyrën e artë të butë dhe pritet të lansohet këtë muaj.

Pajisja e re do të ketë ekranin në 5.5” në Full HD dhe procesorin e Qualcomm - Snapdragon 820.

Kjo pajisje poashtu do të ketë RAM memorie prej 6 GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64 GB.

Në anën frontale gjendet kamera prej 8MP, ndërkohë që në anën tjetër është e integruar kamera prej 16MP për foto dhe video.