Omëletë pranverore me domate, rrika dhe djathë do të jetë kafjalli juaj më i pëlqyer!
01/04/2024
E gatshme për dhjetë minuta
Shfrytëzoni artikujt e sezonit dhe përgatitni racion të ushqyeshëm, shija e të cilit do t’ju kënaqë.
Përbërësit:- 2 vezë të freskëta;- 1 qepë e re;- 4 domate;- 100 g rrikë;- pak kripë dhe piper,- 100 gramë djathë mozzarella;- 1 lugë qumësht.
• Në një enë dhe përzieni vezët, shtoni dy lugë qumësht, erëza dhe qepën e grirë imët.
• Qitni vaj në tigan dhe qiteni omëletën dhe derisa ajo të piqet, pritni domatet, mozarelën dhe rrikat.
• Kur të vëreni që përzierja në tigan është bërë homogjene dhe po merr formë të fortë, shtoni gjysmën e përbërësve e tjerë dhe mbuloni me pjesën e mbetur të omëletës.
• Omëleta është e gatshme kur merr ngjyrë gështenjtë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


