Please enter at least 3 characters.

Ofendimet për ''Shqiptarët e mallkuar'' nuk munguan as në protestën për ndryshimin e emrit të Maqedonisë (Video)

2018/06/kletite-shiptari.jpg

Të vetëquajtur si ''Vëllazëria kristiane'' qindra protestues dje kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

''Trekëmbësh'', ''Tradhëtarë'', ''Varje'', ''Maqedoni antike'' dhe shumë ofendime e mallkime për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së. Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes nga protestuesit shihej si hero, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar. ''Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet''. këndohej nga protestuesit.

Pas kësaj, mbrëmë ka pasur reagime në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime makabre. /Telegrafi/