Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM: Për çfarë ekonomie bëhet fjalë kur edhe kryetari thotë se do të emigronte

2019/03/OBRM-PDUKM-llogo.jpg

Nëpërmjet një njoftimi, OBRM-PDUKM pyet se "për çfarë ekonomie fol Zaev, kur edhe shefi i shtetit do të emigronte nëse nuk do të ishte kryetar shteti".

Sipas tyre, të rinjtë në mënyrë të vazhdueshme po shpërngulen, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Politika ekonomike është e Zaevit është fiasko. Dëshmi për këtë janë aerodromet dhe stacionet e autobusëve të mbushura me të rinj të cilët me bileta njëdrejtimshme braktisin vendin. Edhe Pendarovski e din se pushteti është kriminal, zhvatja dhe korrupsioni lulëzojnë", shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se me LSDM-në dhe Zaevin në pushtet po fundoset./Telegrafi/