Please enter at least 3 characters.

Nxënësit e mjekësisë në Pejë mësojnë për parandalimin e melanomës – dermatologet mbajnë ligjëratë sensibilizuese

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për Melanomën, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë organizoi një aktivitet edukues me qëllim rritjen e vetëdijes për këtë formë të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Të ftuara në këtë aktivitet ishin dy specialiste të dermatologjisë, Dr. Ilirjana Berisha dhe Dr. Shpresa Zeka, të cilat mbajtën prezantimin me temën: “Parandalimi, shkaqet dhe trajtimi i Melanomës”.

Nxënësit patën mundësinë të informohen nga afër për faktorët kryesorë të rrezikut, si ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UV, rëndësinë e mbrojtjes së lëkurës dhe kontrollat dermatologjike për zbulim të hershëm të shenjave paralajmëruese.

Aktiviteti u pasurua edhe me vizita simbolike nëpër klasa, ku dermatologet zhvilluan biseda me nxënësit dhe ndanë këshilla praktike për kujdesin e përditshëm të lëkurës.

Ky organizim paraqet një hap të rëndësishëm drejt edukimit shëndetësor dhe vetëdijesimit për parandalimin e sëmundjeve serioze, përmes informimit dhe kujdesit të rregullt mjekësor./Telegrafi/