Please enter at least 3 characters.

“Nuk shitet përpos nëse ofrohen 2 milionë euro”, Cluji i qartë për Meriton Korenicën

Presidenti i CFR Clujit Ioan Varga e ka bërë të qartë se sulmuesi Meriton Korenica nuk do të jetë në shitje përpos nëse ofrohen 2 milionë euro.

Telegrafi raportoi ditë më parë se Korenica mund të largohet për një kampionat tjetër, ngase është në negociata me skuadrën e Serie A, Monza.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Varga, i cili bëri të qartë se ylli kosovar largohet vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura nga Monza.

“Ne nuk morëm asnjë ofertë, askush nuk na ka kontaktuar. Dhe, në fund të fundit, Korenica nuk largohet aq lehtë. Ai nuk është në shitje, përveç nëse ofrohet çmimi i duhur, pra 2 milionë euro”.

“Përndryshe, nuk ka asgjë për të biseduar. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Rumani”, deklaroi ai për "Gazeta Sporturilor".

Korenica është pjesë e Clujit që nga viti 2024, si dhe ka edhe një vit kontratë të mbetur./Telegrafi/