Nuk pranoi të vidhte, 10-vjeçari kërcënohet nga bashkëmoshatarët e tij - tash një muaj s’del nga shtëpia
10 vjeçariF.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet.
Ai thotëse u rrah e u kërcënua nga disa persona të panjohur.
I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.
“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtëmarketin afër ky iu ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disaherë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj, për ATV.
Përveç frikës që ndjen saherë që del nga shtëpia, djaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe në mësime.
Por,nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave, 10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisaorganet kompetente ta zbardhin rastin.
Ndërkohëpër rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.
“Ju njoftojmë se informata është duke u trajtuar në koordinim me Qendrën për punë sociale. Marrë parasysh se personat e përfshirë janë të mitur dhe ende jemi në fazën fillestare të hetimit, aktualisht nuk mundemi që me ju të ndajnë më shumë detaje”, njoftoi Policia e Kosovës.
Siç kupton ATV-ja, disa nga të miturit të cilët sulmuan F. Gj vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë me 10-vjeçarin.


