Please enter at least 3 characters.

Nuk ka rrezik për sëmundje epidemike në vendet e vërshuara

2016/08/Vershime-3-1.jpg

Nuk ka raste të reja të sëmurëve me sëmundje lëkure e as rrezik për epidemi të reja në vendet e vërshuara në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka informuar se deri tani nuk ka të paraqitur raste me sëmundje gjitëse e as epidemi që duhet të shqetësoj qytetarët.

Mjetet për pastrim janë duke vazhduar pastrimin e vendeve të vërshuara dhe për këtë janë duke u pastruar vatrat e infekcionit të qytetarëve.

Rrezik paraqesin kafshët e ngordhura që mund të gjenden poshtë gërmadhave dhe që ende nuk janë larguar nga vendet e vërshuara./Telegrafi/