"Nuk jam te Benfica falas, por po humbas para" - Mourinho vjen me deklaratë befasuese
Pas vetëm një jave nga largimi i tij nga Fenerbahçe, Jose Mourinho befasoi të gjithë duke pranuar të marrë drejtimin e Benficas, klub i cili pak javë më parë e kishte eliminuar ekipin turk nga play-off-i i Ligës së Kampionëve.
Në një konferencë për shtyp, trajneri portugez shpjegoi arsyet e tij për këtë lëvizje të papritur, duke deklaruar se ka humbur para që ka marr drejtimin e klubit portugez.
“Unë nuk jam këtu falas dhe nuk mund të them se po punoj për zero euro. Nëse do të qëndroja në shtëpi deri në fund të sezonit, do të fitoja më shumë sesa duke punuar te Benfica".
"Por pyetni pse jam këtu? Sepse më pëlqen shumë të punoj. Më ka munguar të jem në një klub si Benfica, për të luftuar për titullin, për të qenë pjesë e atyre sfidave që të mbajnë të gjallë pasionin”, deklaroi Mourinho.
Page e Jose Mourinhos flitet se te Fenerbahce ishte dy herë më e madhe se sa te klubi portugez.
Ky hap vjen pas një periudhe të vështirë për Mourinhon në Turqi, por ai duket i motivuar te Benfica në rrugën e suksesit dhe të përballet me sfidat e kampionatit portugez dhe garave evropiane. /Telegrafi/


