Please enter at least 3 characters.

Nuk është vërtetuar se ilaçi izraelit është 100% i efektshëm kundër COVID-19

2020/04/GettyImages-1207850744-scaled.jpg
293:"Three potential coronavirus, COVID-19, vaccines are kept in a tray at Novavax labs in Rockville, Maryland on March 20, 2020, one of the labs developing a vaccine for the coronavirus, COVID-19. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP) (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Një kompani izraelite ka gjetur një ilaç që është treguar 100% i efektshëm kundër COVID-19.

Ky është një tjetër informacioni i pavërtetë që ka qarkulluar ditëve të fundit. Terapia qelizore PLX është testuar në Covid 19 pacientë, por ajo ende nuk është aprovuar si një trajtim 100% efektiv kundër COVID-19, siç thuhet në informacionin e shpërndarë.

Lajmi është publikuar nga disa media shqiptare, përderisa informacioni i njëjtë është shpërndarë nga persona të ndryshëm edhe në Facebook.

Kompania me bazë në Haifa, e quajtur Pluristem Therapeutics, thotë se ilaçi po testohet te pacientët e prekur nga virusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo, nuk ka asnjë pretendim se ky trajtim, i quajtur Pluristem Placental Cell Therapy, është 100% efektiv ndaj COVID-19, raporton Portalb.

Komuniteti mjekësor i përfshirë në trajtimin e COVID-19 dhe organizatat e mëdha, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nuk kanë pretenduar efikasitet 100% të terapisë qelizore PLX.