Nuk është në planet e Mourinhos, Galatasaray synon transferimin e yllit të Real Madridit
Klubi më i madh turk, Galatasaray po interesohet për transferimin e mundshëm të mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga, gjatë këtij afati kalimtar, pasi francezi nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.
Sipas mediumit turk Foto Mac, Galatasaray po shqyrton një transferim të mundshëm për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, këtë verë.
Mesfushori francez konsiderohet si një tepricë e kërkesave, ndërsa trajneri i Madridit, Jose Mourinho, i ka thënë atij të gjejë një klub të ri.
🦁 Galatasaray, Real Madrid'in yıldızı Eduardo Camavinga'yı gözüne kestirdi. Yönetim, Camavinga'yı ilk etapta satın alma opsiyonuyla kiralamayı planlıyor.
👀 Real Madrid'in de bu opsiyona sıcak baktığı ifade edildi. Görüşmelerin hızlı bir şekilde ilerlemesi hedefleniyor. pic.twitter.com/lZpkzE7IM7
— Fotomaç (@fotomac) August 6, 2026
Gjigantët turq po planifikojnë një lëvizje fillestare me një opsion blerjeje, diçka që Real Madridi nuk e kundërshton.
Los Blancos po përpiqen të largojnë yjet e tyre që nuk llogarit këtë sezon për të krijuar hapësirë në skuadër.
Për më tepër, largimet janë të domosdoshme për të bërë çdo nënshkrim të mëtejshëm, ku emrat më të përfolur janë Yan Diomande dhe Rodri. /Telegrafi/


