Please enter at least 3 characters.

Nuk barten maska mbrojtëse ndaj coronavirusit, Policia dënon mbi 1 mijë qytetarë

2020/07/levizja-e-qytetareve-pas-heqjes-se-mases-se-karantines-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarët të cilët nuk respektojnë ligjin për pandeminë COVID-19.

Në 24-orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 273 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat për virus, transmeton Telegrafi.

Për mos mbajtjen e maskës, qytetarët dënohen me gjobë prej 35 euro.

Policia e Kosovës para disa ditësh ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë shqiptuar mbi 50 mijë gjoba.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 284 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 674./Telegrafi/