Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Sampdoria 0-0 Juventus, veçohet portieri vendas

2022/08/mccenu-e1661203122749.jpg

Sampdoria dhe Juventusi i kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në ndeshjen e javës së dytë në Serie A.

Notat mesatare të dy skuadrave janë të përafërta, me Bianconerët që e kanë për një nuancë më të lartë.

Vlerësimin më të lartë në këtë takim e ka marrë portieri vendas, Emil Audero, derisa qendërmbrojtësi Bremer është më i vlerësuar te mysafirët.

Mehdi Leris dhe Tomas Rincon janë dy lojtarët më notat më të ulëta në këtë përballje.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Sampdoria 0-0 Juventus. /Telegrafi/