Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Atalanta 1-0 Juventus, paraqitje solide e Gjimshitit

2021/04/juve-1.jpg

Atalanta ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Juventusit në garën për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Me një gol të vonshëm në Gewiss Stadium, skuadra vendase arkëtoi tri pikë dhe u ngjit mbi Zonjën e Vjetër në renditjen tabelare.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka bërë paraqitje solide në fazën defensive duke u ndihmuar bashkëlojtarëve që t’ua pamundësojnë Bianconerëve golin.

Juan Cuadrado ka marrë vlerësimin më të lartë, derisa me notat më të ulëta janë vlerësuar Alvaro Morata dhe Duvan Zapata.

Në vlerësimin e mëposhtëm janë notat e lojtarëve të të dyja skuadrave. /Telegrafi/