Please enter at least 3 characters.

Nora Istrefi refuzon të përgjigjet kur pyetet për një rikthim të mundshëm me Robertin dhe nëse fjetën në dhomë të ndara gjatë pushimeve

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka zgjedhur të mos japë përgjigje konkrete kur është pyetur për raportin e saj me ish-partnerin, Robert Berishën, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta.

Nora ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, me gazetarin Butrint Pasjaqa, ku foli për karrierën, jetën personale dhe disa detaje nga jeta e saj jashtë skenës.

Gjatë intervistës, vëmendje të veçantë morën pyetjet rreth raportit me Robertin. Edhe pse dyshja janë ndarë prej vitesh, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë, veçanërisht për shkak të vajzës së tyre, Renee.

Nora ka treguar se të dy vazhdojnë të kuptohen mirë dhe se, pavarësisht ndarjes, familjarisht kanë kaluar edhe pushime së bashku.

Por, kur gazetari e pyeti nëse gjatë këtyre pushimeve ata kishin qëndruar në dhoma të ndara, Nora zgjodhi të mos japë përgjigje.

“Refuzoj të përgjigjem”, tha ajo, duke e lënë pyetjen pa një përgjigje konkrete.

- YouTubeyoutu.be

Por pyetjet nuk përfunduan këtu. Nora u pyet edhe nëse ekziston mundësia e një ribashkimi me Robert Berishën.

Edhe kësaj radhe, këngëtarja preferoi të mos komentojë, duke refuzuar sërish të përgjigjet.

Qëndrimi i saj ka bërë që pyetjet rreth raportit aktual mes dyshes të mbeten të hapura, ndërsa fansat tashmë mund të pyesin veten nëse heshtja e Norës është thjesht dëshirë për ta mbajtur jetën private larg vëmendjes publike apo nëse mes ish-çiftit mund të ketë ende diçka më shumë.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Pas ndarjes, ata kanë vazhduar të jenë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit, kryesisht si prindër të Renee-s. /Telegrafi/