Njihuni ma vajzën e cila vuan nga Sindromi "Pica" (Foto)
Një vajzë e vogël i ka çuditur të gjithë pasi ushqehet me çfarëdolloj gjëje që nuk duhet dhe që e gjen në shtëpi, duke filluar nga tapeti e deri të ngjyra e mureve.
Trevjeçarja Maddie Moore vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka konsumuar pluhur larës, vaj gatimi, qilim, gurë, suva, dru, plastikë, rërë, bojë, stilolapsa dhe madje edhe letrën higjienike.
Vogëlushja vuan nga “pica”, një çrregullim i rrallë impulsiv që do të thotë se ajo ka dëshirë të hajë substanca jo-ushqimore.
Catherine, 26 vjeç, thotë: “Ajo është unike. Shumica e profesionistëve të cilët e kanë studiuar thonë se ata kurrë nuk kanë takuar një fëmijë të tillë si Maddie. Në qoftë se unë e lejoj, ajo mund të hajë çdo gjë. Unë jam gjithmonë e shqetësuar pasi çdo gjë shkon në gojën e saj”.


