Please enter at least 3 characters.

Njëzetepesë vjet pa babanë, Gold AG e kujton me fjalë emocionuese (Foto/Video)

2017/12/bab-e1513262791727.jpg

Reperi i njohur Gold AG e ka humbur shumë i ri babanë e tij.

Ai është rritur vetëm me nënën, por gjithmonë në kujtime ka pasur babain, së cilit i ka kushtuar edhe këngë përgjatë karrierës së tij të gjatë.

Së fundmi, në 25 vjetorin e vdekjes së babait të tij, reperi Gold AG ka bërë një postim emocionues në rrjetin social Facebook, ku ka cituar me të madhe periudhën gjashtë vjetore, të cilën e patën mundësinë ta jetojnë bashkë.

“JETUAM BASHK VETËM 6 VITE JETË , POR NË MENDJE E ZEMËR GJITHMONË KE MBETË. 25 vite pa ty babë ... U takofshim në Xhenetin Firdeus unë, ti e nana përgjithmonë”, kishte shkruar Goldi.

Ky është postimi i plotë i Goldit në Facebook"KISHA DASHTË !!!Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me syMe një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt tyKisha dashtë që bashk me nis shkollën filloreE me të gëzu babë me notat në fletoreKisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballëSe e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallëKisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësoveEh veç Zoti e di o babë sa më mungoveKisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj boteSe këtë karakter e kam nga zemra joteKisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jetaPor jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e vetaNuk ankohem jo se kështu ishte caktimiTë Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi14.12.2017 (25 vite pa ty babi). /Telegrafi/