Njeriu që e ka tigrin shok
30/11/2012
Abdullah, 31 vjeçar, e ka rritur kafshën e “rrezikshme”, që kur ishte ende një këlysh i vogël vetëm tre muajsh, kurse tash ka mbushur katër vjet.
“Miqtë e vjetër” bëjnë çdo gjë së bashku, luajnë, hanë madje edhe flenë bashkë.
Abdullah thotë se shpesh herë braktis shtratin e tij për të bërë gjumë me mikun e tij tigër.
"Unë kurrë nuk ndjehem i frikësuar, unë e konsideroj tigrin mikun tim të përditshëm”, thotë Abdullah.


