Një viktimë dhe 26 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit një pacient 80-vjeçar nga Shkupi, ka ndërruar jetë nga coronavirusi, i cili ka qenë i shtrirë në spital prej 21 prillit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me coronavirus, prej të cilëve 11 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 3 në Tetovë, 6 në Strugë, 1 në Manastir, 1 në Vinicë dhe 1 në Negotinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 është 1326, ndërsa sipas qyteteve:
Shkup - 451
Kumanovë - 355
Dibër - 51
Stip - 34
Prilep –131
Tetovë - 69
Strugë - 61
Velesi - 62
Manastir - 18
Ohër – 15
Kavadari - 5
Gostivar – 14
Gjevgjeli - 4
Strumica - 2
Kriva Pallankë - 5
Radovish - 4
Krushevë - 3
Koçani - 28
Probishtip - 2
Kërçovë - 2
Negotinë - 4
Demir Hisar - 1
Makedonski Brod - 2
Pehçevë - 1
Valandovë - 1
Vinica - 1


