Please enter at least 3 characters.

Një truk i vjetër me shumë dobi: Nëse e vendosni këtë në një vazo lulet do të kenë më shumë gjethe dhe do të lulëzojnë më shumë

2021/07/1762039046.jpg
162:"Gardener hand in yellow gloves planting flowers in flowerpot. woman taking care of houseplants. Home gardening. Gardener in yellow rubber gloves and a blue apron.
12:"Shutterstock

Kopshtarët me përvojë tregojnë se gjithçka që nevojitet është të keni një qasje më të matur ndaj ujitjes. Në këtë kubet e akullit mund t'ju ndihmojnë

Truku i kopshtarit është të vendosni dy kube akulli në vazo një herë në javë, veçanërisht gjatë verës, në mënyrë që bimët të jenë të lumtura dhe të hidratuara.

Në këtë mënyrë bima thith lagështinë gradualisht, transmeton Telegrafi.

Ky truk posaçërisht vlen për orkidenë. Edhe pse orkideja është nga viset tropikale, ajo nuk ka nevojë për ujitje të tepërt madje është edhe njëri ndër shkaktarët kryesorë që e bëjnë të vyshket.

Përvojat e shumicës së njerëzve tregojnë që orkidetë më shumë lulëzojnë pas ujitjes me sistemin e kubeve të akullit.

Sa shpesh do të duhej të përdorni kubet e akullit, varet nga lloji i bimës dhe sa shpesh kërkon ajo bimë të ujitet.

Pos kubeve të akullit, bimët mund t’i ushqeni me pleh natyral të cilin do ta bëni vetë.

Vendosni lëvore bananeje, dy lëvozhga veze dhe ujë në një blender. Përzieni të gjitha së bashku dhe bëni ushqim natyral për lulet tuaja.

/Telegrafi/