Please enter at least 3 characters.

Një punonjëse në çerdhe në Shkup është infektuar me Covid-19

2020/03/CoronaVirus-Labtest-Kit-1024x683-1.jpg

Në kuadër të skriningut, gjatë 24 orëve janë bërë 209 testime nga ku është vërtetuar një i infektuar me coronavirus.

"Sot është vërtetuar një rast i një punonjëse në çerdhe në Shkup", kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri në dy javët e ardhshme pritet të përfundojë skriningu te të gjithë punonjëset në çerdhet e Maqedonisë.

Ky është rasti i dytë në të cilin zbulohet punonjëse në çerdhe e infektuar me Covid-19./Telegrafi/