Please enter at least 3 characters.

Një person lëndohet nga rënia e një objekti të fortë pranë një ndërtese në Ferizaj

Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi një objekt i fortë i ka rënë në kokë, derisa po ecte pranë një objekti në ndërtim në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme për incidentin. /Telegrafi/