Please enter at least 3 characters.

Një motoçiklistë e ndalon një veturë në Prishtinë dhe gjuan me armë, rasti po hetohet

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ka njoftuar se gjera ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë është ndaluar nga një person i panjohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/