Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

2021/05/unnamed-49.jpg

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 176 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.Statistika (22 Maj 2021)Raste të reja ditore 23Të shëruar në 24 orë 176Të shtruar në spitale 60Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 3,862Testime totale 695,738Raste pozitive 132,176Raste të shëruara 128,601Raste Aktive 1,133Humbje jete 2,442Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 670Korçë 115Shkodër 85Vlorë 58Elbasan 38Berat 38Lezhë 37Gjirokastër 37Fier 26Durrës 14Kukës 14Dibër 1. /Telegrafi/