Please enter at least 3 characters.

Një grua në Prishtinë sulmohet fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje, ku një grua është sulmuar nga vajza dhe bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 06:06.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore. /Telegrafi/