Please enter at least 3 characters.

Një grua në Prishtinë raporton se dy vajza me maskë e sulmuan fizikisht, e incizuan dhe e postuan në rrjete sociale

2024/01/arrestim-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajza me maska në fytyrë e kishin sulmuar fizikisht dhe këtë sulm e kishin incizuar dhe më pas i kanë postuar në rrjete sociale”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar njëra nga të dyshuarat.

E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/