Please enter at least 3 characters.

Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Shkup

2024/04/policia-mk-stop.png

MPB njofton se policia ka gjetur një person të vdekur në Shkup.

"Sot rreth orës 09:25 të mëngjesit, SPB Shkup ka marrë njoftim se para një ndërtese në bulevardin "Krste Misirkov" në Shkup ka një person me lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë oficerë policie nga stacioni policor "Bit Pazar" dhe kanë konstatuar se personi është L. H. (38) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen.

Është njoftuar prokurori publik dhe po kryhet inspektimi i vendit të ngjarjes", thonë nga MPB./Telegrafi/