Please enter at least 3 characters.

Një 28-vjeçar gjendet pa shenja jete në Duhël të Suharekës

2022/02/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-1-e1653898358257.jpg

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Duhël të Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.

Ai ka thënë se rasti tashmë është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, dhe kanë nisur hetimet.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Tutje theksoi se aktualisht është faza fillestare dhe janë në pritje të informacioneve të tjera. /Telegrafi/