Please enter at least 3 characters.

Nike pezullon shitjet në Rusi

2022/03/image.jpeg

Nike i ka bërë shitjet të padisponueshme në Rusi pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Një mesazh në versionin rus të faqes në internet thotë se "Nike aktualisht nuk mund të garantojë dërgimin e mallrave për klientët në Rusi”.

"Si rezultat, blerjet e mallrave në nike.com dhe aplikacioni Nike janë përkohësisht të padisponueshme në këtë rajon", shkruan në njoftim.

Ndërkohë, gjiganti i teknologjisë Apple ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi,.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve reuters.

Ndryshe, shumë kompani teknologjike kanë ndalur shërbimet e tyre për shtetin ruse duke përfshirë Google dhe Youtube. /Telegrafi/