Please enter at least 3 characters.

Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një dritareje në Prizren, identifikohet i dyshuari

2016/01/plumbi-qorr-plagos-nj-euml-68-vje-ccedil-are-n-euml-shkup_hd.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.

Në raportin policor thuhet se nga një predhë (plumb qorr) ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti.

“Është raportuar se nga një predhë (plumbi) qorr ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, mashkull shtetas të Shqipërisë”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/