Nga Insigne te Shaqiri, brahimovic, Kaka dhe Gerrard – lojtarët më të paguar në histori të MLS
Shumë lojtarë legjendar kanë vazhduar apo edhe përfunduar karrierën e tyre të bujshme në Major League Soccer (MLS) gjatë dy dekadave të fundit.
David Beckham ishte një nga emrat e parë të profilit të lartë që kaloi në ligë. Anglezi ishte 32 vjeç kur kaloi nga Real Madrid te LA Galaxy.
Ai ndihmoi reputacionin e ligës masivisht gjatë qëndrimit të tij pesëvjeçar dhe emri i tij bëri që shumë legjenda t’i bashkohen në vitet e ardhshme.
Shumë emra të mëdhenj e ndoqën Beckhamin në MLS, duke përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Leite Kaka, Steven Gerrard, Wayne Rooney dhe Andrea Pirlo.
Por cilët janë lojtarët më të paguar në historinë e MLS?
Duke përdorur të dhënat e ofruara nga Capology, faqja Planet Football ka emëruar lojtarët më të paguar në historinë e ligës.
Lorenzo Insigne do të bëhet lojtari më i paguar kur t'i bashkohet Toronto FC muajin e ardhshëm dhe paga e tij është larg nga ndjekësit.
Në vendin e dytë renditet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me pagë 7.25 milionë dollarë në vit, ndërsa pas tyre renditen emra legjendash si Ibrahimovic, Kaka dhe Gerrard.


