Please enter at least 3 characters.

Nga etiketa në fustan e deri te këpucët e grisura - gafat e familjes mbretërore në veshjet e tyre

2019/10/GettyImages-1086574358.jpg
354:"KING'S LYNN, ENGLAND - DECEMBER 25: (L-R) Prince William, Duke of Cambridge, Catherine, Duchess of Cambridge, Meghan, Duchess of Sussex and Prince Harry, Duke of Sussex arrive to attend Christmas Day Church service at Church of St Mary Magdalene on the Sandringham estate on December 25, 2018 in King's Lynn, England. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Asnjë në glob nuk është perfekt, përfshirë këtu edhe njerëzit e shtresës elitare.

Edhe familjes mbretërore në Angli, si çdo njeriu tjetër në këtë botë, mund t'i ndodhin incidente të shumta në veshje.

Pavarësisht se çdo dalje e tyre thuajse monitorohet nga kamerat, ata nuk i kanë shpëtuar herë pas here ndonjë incidenti, që ka të bëjë me një grisje të vogël apo përlyerje të garderobës së tyre.

Në vazhdim ju tregojm disa prej tyre:

Në tetorin e vitit 2018, Meghan Markle uharroi të hiqte etiketën në një nga paraqitjet e saj glamuroze em fustan të kuq.

Po në prill të atij viti, ajo u shfaq në Lojërat "Invictus Game" (që organizohen nga burri i saj Harry), me një palë këpucë plot baltë.

Meghan harroi gjithashtu të heqë qesen e najlonit nga një prej çantave të saj të reja.

Edhe dukesha Kate Middleton kishte bërë një gafë në mars të këtij viti, kur veshi këmishën e saj mbrapsht (dhe kjo vërehet lirshëm te pjesa e krahëve)

Asaj gjithashtu njëherë i ngeci këpuca në kulluesen e ujit, në rrugë, në një paraqitje në vitin 2013

Bashkëshorti i Kate, Princi William kishte veshur njëherë këpucë të grsiura, gjatë kohës sa ishte i ftuar në panelin e diskutimit në "Economic Forum".

Në gusht të këtij viti, Princi Harry u pa duke u endur me një palë këpucë të vjetra dhe mjaft të dëmtuara.

/Telegrafi/