Please enter at least 3 characters.

Nga Disney te Bosch, folësit global do të ndajnë sekretet e suksesit në PowerToHR

Samiti global PowerToHR po vjen në Prishtinë më 6 dhe 7 maj në AMC Hall, me dy ditë plot inspirim, njohuri dhe rrjetëzim profesional.

Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajonbashkon profesionistë të HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore.

Sot po ju njoftojmë me folësit global që përfshijnë përvoja nga Google, Salesforce, Bosch dhe Disney.

Folësit Globalë që nuk mund t’i humbisni

Nga Portugalia: Aluba Fénix me përvojë ekzekutive në Google

Me mbi 20 vite eksperiencë në industrinë globale të teknologjisë, duke përfshirë role të larta në Salesforce dhe Google, Aluba është një ekspert në ndërtimin e performancës së lartë dheudhëheqjes autentike. Si themelues i Vivid Imagination, ai kombinon shkencën e performancësme coachimin e lidershipit për të frymëzuar liderë të vërtetë.

Ky është një sesion që nuk duhet ta humbisni!

Nga Gjermania dhe Rumania: Katrin Marx &Adriana David - Bosch

Dy perspektiva po vijnë nga Bosch për të kuptuar të ardhmen e njerëzve, të mësuarit dhetransformimit. Katrin Marx, Udheheqëse e Zhvillimit të Korporatës në Bosch, po transformon mënyrën e të mësuarit në një organizatë globale me mbi 420,000 punonjës, duke krijuarstruktura, teknologji dhe inovacion për ta bërë Bosch një Learning Company të vërtetë.

Adriana David, Konsulente e Zhvillimit Organizativ, i përkthen strategjitë e të mësuarit nëndikim real, duke punuar ngushtë me liderë dhe ekipe për të ndërtuar iniciativa zhvillimi që mbështesin rritjen e biznesit.

Nga Mbretëria e Bashkuar: Jan Freygang me përvojë në Disney

I njohur si ish-rekruter në Disney, Jan ka drejtuar projekte komplekse të punësimit në EMEA dheSHBA, duke përmirësuar proceset e rekrutimit dhe lidhur objektivat e biznesit me talentin e duhur. Në PowerToHR, ai do të diskutojë mbi përvetësimin e talenteve modern dhe si të krijoni ndikim real përmes proceseve më të mira.

100+ sesione interaktive dhe formate të ndryshme

Në qendër të programit janë mbi 100 sesione interaktive që përfshijnë:

  • Fjalime kryesore (Keynotes)
  • Fireside chats
  • Panele diskutimi
  • Masterclass
  • Sesione mentorimi
Këto formate u mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime dhe tëeksplorojnë temat më të rëndësishme: transformimi i HR, ndikimi i AI në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.
Networking që hap dyer dhe krijon partneritete
Me 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, PowerToHR ofron mundësi të shkëlqyera rrjetëzimi, duke vendosur pjesëmarrësit në kontakt me vendimmarrës dhe ekspertë që formësojnë të ardhmen e punës në rajon.
Investim në zhvillimin tuaj profesional
PowerToHR vendos standarde të reja për eventet profesionale në Ballkan, duke krijuar një komunitet të fortë profesionistësh që duan të jenë pjesë e ndryshimit. Samiti është një investim në rrjetin profesional, njohuritë dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.
Future is now.Krijo të ardhmen tënde në samitin që hap mundësi të reja dhe frymëzon inovacion.
true