")
Please enter at least 3 characters.

Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim të veturave disa rrugë në Prishtinë

2023/08/p1-2-e1692632911982.jpg

Komuna e Prishtinës njofton se nga data 1 shtator 2023 do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike disa rrugë të kryeqytetit.

Ng kjo datë rruga “Rexhep Luci” nga tuneli deri te Sheshi, rruga “Qamil Hoxha” nga kthesa e rrugës deri tek Sheshi si dhe rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari Përparim Rama dhe do të hyjë në në zbatim nga data e planifikuar./Telegrafi/