Please enter at least 3 characters.

Neymar: Reali është skuadër e fortë, por do t'i mposhtim dhe do ta bëjmë historinë

2017/12/Neymar-1.jpg
230:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Neymar of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Kampioni i Ligue 1 ka udhëtuar drejt Katarit për të vazhduar fazën përgatitore pas përfundimit të sezonit vjeshtor në Francë dhe nga aty Neymar ka shfrytëzuar rastin të flas për takimin e Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve ka dashur që PSG të ballafaqohet me kampionin në fuqi të kësaj lige, Real Madridin, në 1/16-tën, por Neymar beson që skuadra e tij do t'i eliminojë dhe do të kualifikohet tutje.

"Reali i Madridit është një skuadër mjaft e fortë, por jo e pathyeshme. Ata luajnë për shumë vite së bashku dhe e dimë se do të jetë e vështirë", ka thënë fillimisht Neymar.

"Por, edhe ne jemi një ekip i konsoliduar, me shumë element dhe që mund të bëjnë diferencën".

"Ne duam të bëjmë historinë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për t'i eliminuar ata".

"Ata po kërkojnë Ligën e tretë të Ligës së Kampionëve, por e di që ne mund t'i mposhtim ata".

"Jam i bindur që do t’ia dalim të kualifikohemi më tej”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/