Please enter at least 3 characters.

Neymar: Jam këtu për të fituar, jam i lumtur me fitoren dhe ekipin

2018/07/Neymar1.jpg
133:" during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Brazil and Mexico at Samara Arena on July 2, 2018 in Samara, Russia.
12:"Hector Vivas

Neymar ka folur pas fitores së Kombëtares së Brazilit ndaj Meksikës në 1/8-tën e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas fitores 2-0 ndaj Meksikës.

Kjo fitore e brazilianëve ka ardhur pas golave të Neymarit dhe Roberto Firminos, të shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes.

Pas ndeshjes është shënuesi i golit të parë, Neymari, i cili ka folur dhe është parë i lumtur për golin e tij, formën dhe fitoren.

Neymar Jr duke festuar golin me Paulinhon (Getty Images)

"Unë kurrë nuk heq dorë, jam një brazilian. Ishte një gol i bërë nga perceptimi i vullnetit dhe duke u lidhur me lojën dhe duke e shtyrë topin përpara", ka thënë fillimisht Neymar.

"Jam këtu për të fituar. Shpresoj se mund të përmirësohem gjithnjë. E dija se do të kisha nevojë për disa ndeshje për t'u kthyer në ritmin tim normal".

"Ndihem shumë më mirë. Jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe përgëzoj gjithë ekipin tim pasi jemi duke u përmirësuar gjithnjë ".

"Ai [Ochoa] është një portier i madh. Të gjithë i dinë cilësitë e Ochoas. Urime atij për një ndeshje të mirë", përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/