“New Love” e Dua Lipas, tani versioin akustik fantastik (Video)
24/10/2015
Këngëtarja e re shqiptare, e cila po bën namin nëpër botë, Dua Lipa, ka publikuar edhe versionin akustik të këngës së saj “New Love”.
“New Love” ishte publikuar kohë më parë nga këngëtarja shqiptare, e cila vjen nga Kosova, por jeton në Britani.
Ajo synon tregun ndërkombëtar, teksa asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën nga vjen, transmeton Telegrafi.
Me origjinë nga Peja, Dua këtë performancë e realizoi në YouTube Space në Los Angeles. /Telegrafi/


